Rusia ndalon aktivitetin e "Dëshmitarët e Jehovait": Janë kërcënim për popullin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gjykata Supreme e Rusisë ka dhënë urdhërin për ndalimin e dëshmitarëve të Jehovait, si dhe ka pranuar kërkesën e ministrisë së drejtësisë për ta cilësuar këtë organizatë fetare si një grup ekstremist të cilët përbëjnë rrezik për qytetarët rus në të gjithë vendin.

Sipas urdhërit të kësaj Gjykate, mësohet se do të mbyllen të gjitha qendrat e dëshmitarëve të Jehovait, ndërsa pronat e tyre do t'i dorëzohen shtetit.

Sipas kërkesës së kësaj ministrie, dëshmitarët e Jehovait janë kundër transfuzionit të gjakut duke shkelur kështu ligjin e kujdesit shëndetësor.

Por, pas këtij vendimi kanë reaguar menjëherë dëshmitarët e Jehovait duke u shprehur se janë shumë të zhgënjyer.

Organizata për të Drejtat e Njeriut ka reaguar menjëherë, duke kritikuar vendimin e gjykatës supreme në Rusi, ndërsa dëshmitarët e Jehovait kanë bërë me dije se do ta apelojnë këtë vendim duke e çuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shkruan "Interfax". /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së