Rusia mund të shpërbëhet nëse nuk modernizohet
Rusia mund të shpërbëhet, ashtu si i ndodhi Bashkimit Sovjetik rreth 20 vjet më parë, po qe se liderët e saj nuk e modernizojnë shtetin. Kështu ka thënë një , nga arkitektët kryesorë të reformave ruse në fillim të viteve ’90.


“Shqetësimi im kryesor, rreth 20 vjet më pas është rreziku i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik”, ka thënë Gennady
Burbulis, ndihmës i lartë i Yeltsinit deri në fund të vitit 1992.

“Kërcënimi është i madh, po qe se ky regjim nuk është në gjendje ta transformojë veten. Atëherë ekziston rreziku i shpërbërjes së Rusisë”, transmeton Koha Ditore.

Shumë analistë politikë kanë thënë se Rusia ishte në rrezik të shpërbërjes gjatë të nëntëdhjetave kaotike, kur shumë rajone të Rusisë, disa prej të cilave me mijëra kilometra larg Moskës dhe në zona të ndryshme kohore, kërkuan autonomi nga qendra dhe Çeçenia zhvilloi një luftë të pasuksesshme kundër pavarësisë së vet. /albeu.com/

Shtuar më 16/08/2011, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori