"Rusia mund të rrëzojë aeroplanët amerikanë"
Drejtori i Zbulimit Nacional i SHBA-së, James Clapper, ka deklaruar se nuk mund të përjashtohet mundësia që Rusia të rrëzojë aeroplanet amerikan, nëse mbi Sirinë vendoset zonë e ndaluar për fluturime.

"Nuk e përjashtoj mundësinë që të rrëzohet ndonje aeroplan amerikan nëse Rusia vlerëson se ai paraqet kërcënim për forcat e tyre tokësore", tha Clapper në intervistën për "CBS".

Ai shtoi se Rusia ka sistemuar nje sistem modern dhe efikas për mbrojtjen antiajrore në Siri.

Sipas tij, Siria nuk duhet ta bënte këtë, nëse nuk ka dobi. /albeu.com/

Shtuar më 26/10/2016, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori