Rusia mohon përfshirjen në sulmin ndaj "Yahoo"
Rusia thotë se nuk ka qenë e përfshirë në pirateri kibernetike, një ditë pasi Departamenti i Drejtësisë njoftoi akt-padi ndaj dy shtetasve rusë të akuzuar për spiunazh dhe dy personave të tjerë që dyshohen për vjedhje të të dhënave personale të miliona vetëve në 2014, kur u sulmua kompania "Yahoo".

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha sot për gazetarët se asnjë institucion i qeverisë ruse nuk është përfshirë në sulmin kibernetik, njofton VoA.

Zëvendësprokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara. Mary McCord, tha se katër akt-paditë përfshijnë zyrtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë, Agjencisë ruse të Sigurimit të Shtetit, si dhe dy hakerë që ndihmuan për të realizuar piraterinë kibernetike. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2017, ora 21:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori