Rusia mohon akuzat për përfshirjen në komplotin kundër qeverisë në Mal të Zi
Kremlini i ka mohuar akuzat e Malit të Zi për përfshirjen e Rusisë në komplotin kundër qeverisë së Malit të Zi.

"Këto janë akuza absurde. Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera, e as në ato të Malit të Zi," ka thënë sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kujtojmë se ditën e zgjedhjeve parlamentare në tetorin e kaluar, autoritetet malazeze arrestuan 20 shtetas serbë nën akuzat e një sulmi të armatosur kundër shtetit.

Personat e arrestuar, në bashkëpunim me prokurorinë kanë zbuluar se në këtë komplot kanë qenë të përfshirë edhe shtetas rusë, të cilët kishin si synim për të vrarë ish-kryeministrin Milo Djukanovic i cili ka orientim pro perëndimor, dhe më pas në pushtet të vinte një politikan pro rus. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2017, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori