Rusia miraton ligjin për transmetimin e proceseve gjyqësore
Duma shtetërore e Rusisë e ka miratuar legjislacionin me të cilin shtohet kufizimi i transmetimeve të drejtprdrejta të procesve të hapura gjyqësore në televizion, radio dhe Internet.

Sipas ligjit të miratuar sot, transmetuesit e procesevehapura duhet të kenë leje nga gjyqtarët.

Ky legjislacion parasheh edhe ndalesë të plotë të transmetimeve të dëgjimeve preliminare para proceseve.

Gjykata Supreme e Rusisë në vitin 2012, u kishte lejuar gazetarëve të dërgojnë mesazhe tekstuale nga proceset e hapura nëpërmjet Internetit, transmeton rel.

Damir Gainutdinov, avokat në grupin për të drejtat e njeriut, Agora, tha se legjislacioni “nuk u mundëson gazetarëve ndonjë të drejtë shtesë” dhe “e kufizon në mënyrë serioze transparencën e procesevehapura” në Rusi./albeu.com/
Shtuar më 15/03/2017, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori