Rusia me plan sekret, qytetet e Britanisë së Madhe rrezikojnë
Pëlqej
Parashikimet e Luftës së Ftohtë të hartuara në fshehtësi nga qeveria britanike zbulojnë shkallën e një sulmi rus bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar.

Të paktën 35 qytete janë në listë për një sulm të mundshëm nga Rusia

Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka mbajtur sekret faktin se ai është i gatshëm të përdorë arsenalin e tij nuklear, madje duke zbuluar armët e tij më të fundit të pamposhtshme në muajin shkurt.

Marrëdhëniet tani kanë arritur në nivele të reja mes Rusisë dhe Britanisë nisur me tensionet në ngritje që pas helmimit të agjentit rus.

Zyrtarët e mbrojtjes hartuan një listë prej rreth 106 vendesh, të cilat ata besonin se Rusia ishte gati per sulm, duke i shënuar ato si “objektiva të mundshëm bërthamorë”. Kjo është pjesë e dokumenteve të deklasifikuara të mbajtura nga Arkivat Kombëtare.

Qytetet në Mbretërinë e Bashkuar të listuara janë: Londra Qendrore, Cheltenham, Edinburg, Nottingham, Teeside, Coventry, Ëolverhampton, Leicester, Stoke-on-Tent, Belfast, Huddersfield, Sunderland, Gillingham, Rochester, Chatham, Maidstone , Manchester, Southampton, Leeds, Neëcastle / Gateshead, Bristol, Sheffield, Sëansea, Hull, Catterick, York, Preston, Cambridge, Dover, Reading, Salcombe, Brecon, Kidderminster, Armagh.

Krahas këtyre qendrave të mëdha të popullsisë ishin edhe baza ushtarake. Këto simulime mund të kenë ndryshuar që nga Lufta e Ftohtë, por ende ofrojne një pasqyrë në kuadër të zhvillimeve të reja, për pasojat që mund ta presin Britaninë në rast se kemi shpërthim të një lufte të re. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori