Rusia mbyll faqet e internetit për Ukrainën
Agjencia për monitorimin e internetit në Rusi ka bllokuar sot 13 uebfaqe që lidhen me lëvizjen e protestave në Ukrainë, për shkak të “përmbajtjes ekstremiste”.

Urdhëri për të mbyllur faqet në rrjetin social rus Vkontakte është dhënë nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Arsyetimi i mbylljes së faqeve të internetit ka qenë se faqetlidhen me protestat në Ukrainë kanë promovuar aktivitetin e grupeve nacionaliste ukrainase dhe njëkohësisht janë akuzuar për inkurajimin e “aktivitetit terrorist”. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2014, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori