Rusia lëshon një satelit evropian për vëzhgimin e Tokës
Pëlqej
Rusia ka lëshuar ditën e sotme një satelit evropian në kuadër të mbikëqyrjes tokësore, sipas imazheve të publikuara drejtpërdrejt nga faqja e Agjencisë Hapësinore Ruse (Roskosmos).

Një raketë ”Rockot” që transportonte satelitin ”Sentinelle 5P” u ngrit në orën 09:27 GMT nga kozmodromi i Plessetskut, në veri të Rusisë.

Sateliti, që bën pjesë në programin e vëzhgimit të Tokës, ‘Copernicus’ do të hedhë në hartë çdo ditë të gjithë planetin. Me informacionet që do të marrë do të furnizojnë shërbimin për mbikëqyrjen e atmosferës së ‘Copernicus’, që ka si funksion vendosjen e parashikimeve të cilësisë së ajrit dhe për të dhënë një ndihmë për vendimin”, sipas një komunikate të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ASE).

Për këtë, ”Sentinelle 5P” do të masë në mënyrë të veçantë përqendrimet e grimcave dhe gazit në gjendjen e gjurmëve të tilla si dyoksidi i azotit, ozonit, formaldehidi, dyoksid sulfuri, metan apo monoksid karboni, gazra që ndikojnë në shëndetin dhe klimën tonë.

Sateliti do të japë gjithashtu informacione mbi emetimet e qendrave vullkanike, thelbësore për sigurinë e trafikut ajror apo mbi përqendrimet e rrezeve UV të rrezikshme për epidermën tonë. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori