Rusia kunder hyrjes se Serbise ne NATO
Albeu.com
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin ka deklaruar për portalin e gazetës “Ekonomist" se Serbia me hyrje në NATO do të njihte pavarësinë e Kosovës, pasi kjo organizatë ushtarake Kosovën nuk e konsideron pjesë të ...... Serbisë, dhe ka mbështetur propozimin që për hyrje në NATO të vendosin në referendum qytetarët e Serbisë. Ai ka shtuar se për Rusinë raportet e saj me shtetet e tjera janë të ndikuara edhe nga fakti se a bëjnë pjesë ato shtetet në NATO apo jo.
“NATO më 1999 ka bombarduar tërë vendin dhe çdo familje ka mendimin e vet lidhur me atë se çfarë raporti duhet të kihet ndaj kësaj organizate. Kjo organizatë mendon se situata në Kosovë është tashmë stabile dhe po e pakëson praninë e KFOR-it, ndërsa ekzistimi i këtyre forcave nuk është në përputhje me Rezolutën 1244. Njerëzit naivë besojnë në NATO”, tha ambasadori rus, dhe shtoi se pajtohet me kryeparlamentaren Slavica Gjukiq –Dejanoviq dhe patriarkun Irinej, të cilët janë angazhuar që për hyrjen e Serbis në NATO të vendosin qytetarët.
Shtuar më 05/02/2010, ora 15:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori