Rusia kritikon ODIHR-in për njëanshmëri në lidhje me Ukrainën
Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Zyrën e OSBE-së për Institucione Dmeokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) për njëanshmëri, pasi nuk ka kritikuar ndalesën që u ka vënë Ukraina shumë meshkujve rusë për të hyrë në këtë vend.

Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate është shprehur se është fyese që ODIHR-i nuk ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në Kiev për të ndaluar shumicën e meshkujve nga mosha 16 deri në 60 vjeç për të hyrë në Ukrainë.

Shërbimi i Rojeve Kufitare të Ukrainës ditën e enjte ka deklaruar se Kievi ka rritur kontrollin kufitar me Rusinë, duke u kufizuar hyrjen meshkujve rusë “që janë në moshë për luftë”. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2014, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori