“Rusia ka ndryshuar strategjinë në Ukrainë, tani ka një taktikë të tmerrshme”
Kreu i Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë Vitalij Najda, tha se Rusia ka ndryshuar taktikat e luftës në Ukrainë dhe tani qëllimi kryesor i saj është të shkaktojë kaos.

“Ajo është duke u përpjekur të minoj situatën në maksimum në gjithë rajonet e Ukrainës me ndihmën e kriminelëve që i ka sjellë nga Rusia. Ata janë hajdutë të vegjël dhe janë të motivuar vetëm për vrasje, ata shkaktojnë shpërthime në vende të mbushura me shumë njerëz… me një fjalë, detyra e tyre është të mbjellin kaos”, tha Najda.

Sipas tij, më parë Rusia ishte e mbështetur në grupe të trajnuara që i dërgonte në Ukrainë, në depot e fshehta të armëve dhe akteve terroriste, por siç thotë ai tani strategjia e Rusisë ka ndryshuar.
“Tani të gjithë kriminelët– njerëz që janë të dënuar dhe nuk kanë të ardhme, janë të gatshëm të vrasin dhe të bëjnë kërdi”, tha ai, raportojnë mediat ukrainase.

Ai gjithashtu theksoi se situata është nën kontrollin e shërbimeve të veçanta dhe vendeve të ndryshme që nuk do të lejojnë Rusinë të zbatojë planet e tij në veprim.

Përleshjet e reja në lindje të Ukrainës gjatë të dielës, kanë lënë të vrarë 19 persona.

Ndryshe, konflikti i ashpër që po zhvillohet në Ukrainë ka bërë që banorët që janë afër zonës se konfliktit të mbesin pa ujë, energji elektrike dhe pa ngrohej, disa vende kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Më shumë se 10.000 njerëz janë vrarë në luftë tre-vjeçare midis rebelëve ushtarake dhe atyre pro-rusë ukrainas.

Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës, por Moska mohon fuqishëm. /Lajmi.net/

Shtuar më 01/02/2017, ora 21:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori