Rusia ka kaluar në krahun e Turqisë dhe po na sulmon: Vjen deklarata "bombë" e Kotzias
Pëlqej
Kulmit të tensioneve diplomatike me Greqisë dhe Rusisë, si për t'i hedhur benzinë zjarrit është shtuar edhe deklarata më e fundit të diplomacisë helene, Nikos Kotzias.

"Rusia është vendosur në krahun e Turqisë duke luftuar Greqinë dhe perëndimin", është shprehur Kotzias pas akuzave të ndërsjella mes dy vendeve, të cilat u paraprinë nga dëbimi i dy diplomatëve rusë, të akuzuar se tentuan të prishin marrëveshjen me Maqedoninë, raporton Albeu.com.

"Greqia është një vend paqedashës dhe sovran, nisur nga kjo kështu synon të trajtohet edhe nga shtetet e tjera. Sjelljet më të fundit të Rusisë nuk janë në një linjë me raportet shumë të mira gjatë këtyre 190 viteve të fundit", vijoi Kotzias.

Pas dëbimit të dy zyrtarëve rusë nga Athina, Moska zyrtare ndërmori të njëjtin hap duke dëbuar dy diplomatë grekë nga Rusia.

Grekët akuzojnë rusët se tentuan të ndikonin për të prishur marrëveshjen e emrit me Maqedoninë duke synuar kështu zgjatjen e tensioneve në rajon. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2018, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori