Rusia i vendos veton rezolutës së OKB-së për Sirinë
Projektrezoluta e prezantuar nga Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-të në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që kërkon bashkëpunimin e regjimit sirian në një hetim për sulmin kimik të dyshuar, është e papranueshme, theksoi sot diplomacia ruse.

“Kjo projektrezolutë për ne është e papranueshme dhe ne nuk do të votojmë në favor të saj”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Genadi Gatilov, cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”, ndërkohë që votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është parashikuar për sonte.

Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-ja paraqitën dje në Këshillin e Sigurimit një projektrezolutë tjetër që kërkon një hetim mbi sulmin kimik në Siri, pavarësisht dështimit të negociatave javën e kaluar./Albeu.com/
Shtuar më 12/04/2017, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori