Rusia fiton ne Eurovision 2008
Albeu.com
Rusia me baladen e dashurise "Believe", (shqip "Beso"), ka triumfuar ne festivalit e Eurovizionit te ketij viti duke lene pas keshtu 24 shtete.Kenga fituese e Eurovizionit eshte realizuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga nje prej producenteve me te medhenj te momentit Timbaland, i cili ka realizuar hite per Justin Timberlake apo Madonen.

Shqipëria ndërkaq ka marrë 12 pikë nga Maqedonia, 10 nga Greqia, 8 nga Kroacia dhe Zvicra, 7 nga Mali i Zi, 4 nga Sllovenia, 3 nga San Marino, 1 nga Bosnja e Hercegovina dhe 1 nga Turqia, nderkohe qe nuk mori asnje pike nga Serbia, ndonese sipas gazetave Serbe, vendi yne ishte kandidat i forte. Shqipëria nga ana tjetër me 12 pikë ka vlerësuar fqinjin e saj Greqinë, kurse greket e vlerësuan Shqipërinë me 10 pikë. Kenga Shqiptare nuk ka arritur te perfshihet ne 10 kenget me te mira te festivalit.
Këngëtarja Ani Lorak nga Ukraina është radhitur e dyta, këngë kjo që është pasuar nga kënga “Secret Combination”, nga këngëtarja greke Kalomira.

Edhe në këtë edicion të “Eurosong”, votimi ka shkuar pak a shumë i njëjtë kur vendet fqinje kanë votuar për njëri tjetrin. Pothuajse gjashtë vendet e para, në përjashtim të Greqisë, janë marrë nga ish-republikat ruse, te cilat prej disa vitesh pozicionohen në tre vendet e para duke qene se votojne per njera tjetren.
Shtuar më 26/05/2008, ora 04:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori