Dalin pamjet! Ky është laboratori “luksoz” i Bitcoin në Krujë (FOTO&VIDEO) 

Janë publikuar pamje nga laboratori modest i “bitcoin” i zbuluar ditën e sotme në Krujë.

Ky laborator është zbuluar nga OSHEE gjatë një aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike.  Burimet për albeu.com bëjnë me dije se për këtë ngjarje javë vënë nën hetim 5 persona.

Për laboratorin e bitcoinit u procedua penalisht pronari i objektit F.M, pasi makineria nuk figuron ne emrin e asnjë personi.

Të gjitha rastet janë konstatuar nga OSHEE pa kontrollit në 250 subjekte private, për të cilat kanë mbërritur denoncime në policinë e shtetit. /albeu.com/