Rusia e gatshme për armëpushimin 48 orësh në Alepo
Rusia i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë nga i deleguari special i OKB-së për Sirinë, Stafan de Mistura, i cili i bëri thirrje qeverisë së Bashar al-Assad dhe rebelëve për armëpushim në qytetin e Alepos.

Zyrtarë të ushtrisë ruse më anë të një komunikate për mediat deklaruan se janë të gatshëm të mbikëqyrin një proces të tillë në mënyrë që ekipet e shpëtimit të kenë mundësi t’u vinë në ndihmë qytetarëve.

Megjithatë, armëpushimi dy ditor do mund të zbatohet vetëm nëse nis gjatë javës së ardhshme.

Përplasjet mes palëve gjatë ditëve të fundit u përshkallëzuan, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve të pafajshëm.

Nëpërmjet një komunikatë për mediat, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikat e jashtme, Federika Mogherini, i bëri thirrje palëve që të ulnin armët me qëllim që t’u vihet në ndihmë civilëve.

Të njëjtin apel bëri edhe i deleguari Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Stafan De Mistura.

Ndërsa ekspertët theksojnë se në Alepo mungojnë rezervat ushqimore, uji i pijshëm si dhe medikamentet.
Shtuar më 18/08/2016, ora 21:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori