Rusia do të blejë 50 aeroplanë Boing 737
Një kompani shtetërore ruse tha sot se do të paguajë 3.7 miliarda dollarë për 50 aeroplanë Boing 737, të cilët do të huazohen për aviokompaninë shtetërore Aeroflot.

Kompania, e cila i menaxhon aksionet e qeverisë në disa kompani transportuese, tha se marrëveshja gjithashtu përfshin edhe mundësinë për blerje të aeroplanëve tjerë. Aeroplanët pritet të përmirësojnë flotën e vjetëruar të Aeroflotit.
Shtuar më 17/09/2010, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori