Rusia do të ndalojë shitjen e cigareve për personat që kanë lindur pas vitit 2015
Rusia po planifikon që të ndalojë shitjen e cigareve tek të gjithë personat që kanë lindur pas vitit 2015. Drafti i Ministrisë së Shëndetësisë ruse është ende duke u diskutuar.

Kjo masë radikale nëse do të miratohet, do ta bëjë Rusinë vendin e parë në botë që vendos një ligj të tillë anti-duhan.

Legjislacioni i ri i qeverisë ruse është mjaft i ashpër në këtë aspekt.Një nismë e tillë është marrë bazuar edhe në shqetësimin se duhani i rremë po shitet në tregun e zi duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se një masë e tillë kaq radikale duhet të konsiderohet shumë seriozisht dhe të diskutohet edhe me ministritë e tjera
Shtuar më 10/01/2017, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori