Rusia do reagojë ndaj sanksioneve të reja të BE-së
Pëlqej
Moska pritet të reagojë ndaj sanskioneve që pritet të implementohen nga Bashkimi Europian për shkak të rolit të saj në krizën e Ukrainës. BE njoftoi masa shtesë mbrëmjen e së premtes, por tha se ato do të mund të pezulloheshin, nëse Moska tërheq trupat e saj nga Ukraina dhe vëzhgon me kujdes armëpushimin e arritur së fundmi në Lindje të Ukrainës.

Sanksionet e reja përfshijnë shtimin e 24 personave të tjerë në listën e atyre që u ndalohet hyrja në vendet e bllokut 28-anëtarësh, gjithashtu edhe ngrirje të aseteve të tyre financiare. Këto masa priten të implementohen gjatë së hënës.

“Nëse ato implementohen, sigurisht që do të ketë edhe reagim nga ana jonë”, thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.
Shtuar më 06/09/2014, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori