Rusia: Do hakmerremi nëse SHBA sulmon forcat qeveritare në Siri
Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të hakmerret, nëse forcat qeveritare të Sirisë sulmohen nga milicia siriane në lindje të vendit, që mbështeten nga SHBA-ja.

Këto komente, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, i ka bërë pesë ditë pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, pati thënë se avionët rusë kanë sulmuar forcat ushtarake në provincën Deir al-Zor, duke plagosur disa ushtarë.

Vërejtjet e tij erdhën pas shqetësimeve se mund të ketë përballje në mes të forcave të mbështetura nga Rusia dhe atyre të mbështetura nga SHBA-të.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, mbështesin grupe ushtarake të ndara në luftën në Siri. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori