Rusia dhe BE-ja diskutojnë mbi Ukrainën
Pas refuzimit të nënshkrimit të marrëveshjes tregtare mes Ukrainës dhe BE-së, Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë Rusinë se nënshkrimi i marrëveshjes mes BE-së dhe Ukrainës nuk do të dëmtojë Moskën.

Ministrat e Jashtëm nga të dyja palët biseduan dje në Bruksel mes mosmarrëveshjeve brenda vendeve evropiane dhe mbi mënyrën se si duhet vepruar me çështjen e Ukrainës.

Catherine Ashton është shprehur se shqetësimet ruse në lidhje me një marrëveshje të tregtisë mes BE-së dhe Ukrainës janë të pabaza.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit me homologët shprehu dallimet e vendit të tij me Evropën.

"Në bazë të marrëveshjes sonë të përbashkët të gjithë duhet të respektojnë sovranitetin e çdo vendi, përfshirë atë të Ukrainës, dhe të gjithë duhet të lejojnë njerëzit të bëjnë zgjedhjen e lirë mbi mënyrën se si ata duan ta zhvillojnë vendin e tyre." u shpreh Lavrov.

Ndërsa Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt shprehu pakënaqësinë e BE-së rreth politikës së paqartë të Yanukovych në lidhje me marrëveshjen tregtare. Megjithatë, zoti Bildt u shpreh se, në qoftë se Kievi dërgon një mesazh të qartë në favor të marrëveshjes së tregtisë, BE-ja është e gatshme të nënshkruajë atë. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2013, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori