Rusia dënon sulmet e SHBA-së mbi Siri
Pëlqej
Rusia ka dënuar sulmet ajrore të SHBA-së mbi Siri, të cilat bëhen për të goditur grupin radikal ISIS.

Sipas Moskës zyrtare, Amerika po shkel ligjet ndërkombëtare dhe sovranitetin e shtetit sirian.

MPJ e Rusisë ka sqaruar se sulme të tilla duhen koordinuar me të gjithë komunitetin ndërkombëtar, siç sanksionohet nga OKB-ja.

Ministria ruse thotë se iniciativa të tilla të SHBA-së sa e destabilizojnë situatën në Lindjen e Mesme. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori