Tirana i bashkoi sërish, si nisi “urrejtja” mes tifozëve të Romës dhe Feyenoord, ja çfarë ndodhi në 2015

Një tifoz holandez është fotografuar teksa urinonte autobusin e skuadrës së Romës, i cili sapo kishte mbërritur në Tiranë, ku do të zhvillohet finalja europiane! Ky është vetëm një nga provokimet e shumta që tifozët e Feyenordit, bëjnë ndaj ekipit italian.

I vetmi precedent europian mes dy skuadrave, përpara finales së Konferencës së Ligës në Tiranë, daton në shkurt të vitit 2015. Dhe ultrasit e Romës duket se nuk e kanë harruar sulmin e tifozëve të Feyenoordit ndaj ‘Barcaccia’-n, një nga monumentet më të çmuar të kryeqytetit, qysh nga periudha baroke.

Një ideologji antisemite, tifozët e Feyenoordit kanë kultivuar gjithmonë simpatitë e ekstremit të djathtë. Huliganët e Feyenoord-it ‘Vak S’ vishen me të zeza dhe kënaqen duke shkaktuar bastisje të dhunshme, veçanërisht gjatë ndeshjeve jashtë vendit. Kjo e vërteton edhe vizita e tyre e fundit në Romë.

Pamjet e tifozëve holandezë të cilët shfaqen të veshura më të zeza në qendrën historikë të Romës në vitin 2015, u bënë virale, duke shkaktuar zemërim tek tifozët e Romës.

‘E urrej Roterdamin’ është një nga thirrjet që është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale dhe që dëgjohet më së shumti në rrugët e Tiranës, nga tifozët e Romës.

Ultrasit e Romës që kanë mbërritur në tokën shqiptare, janë edhe miqtë e Dinamo Zabgredit dhe Steaua Bukureshtit, të cilët madje kanë mbërritur në Tiranë për ti mbështetur.

Nga ana tjetër tifozët e Feyenoordit, dhunuan një shqiptar, vetëm sepse ai shprehu simpatinë për Romën në një lokal. ‘Blloku i zi’ i Roterdami kërkon një ‘luftë’ dhe pothuajse gjithmonë e gjen atë!

Nga viti 1974 e tutje, kur Feyenord fitoi Kupën Uefa-s kundër Tottenhamit të Anglisë dhe huliganët me të zeza i vunë zjarrin pjesës së jashtme të stadiumit. Tifozët e Feyenoordit, kanë bërë vazhdimisht një sërë trazirash. Në atë kohë grupi përbëhej nga fëmijët më problematikë që u rritën në periferi të Roterdamit. Tani përbërja është më e larmishme.

Po ashtu edhe tifozët e Romës nuk janë aspak paqësor nëse provokohen. Ky është shkaku i incidenteve në Tiranë.

Përveç armiqve të hidhur të Tottenhamit, tifozët e Feyenoordi-t urrejnë edhe tifozët e Ajax-it. Të fundit që futen në listën e “armiqve”, bashkë me romanistët janë edhe ata të Marsejës.

Kështu vetëm tre javë më parë, me rastin e finales së mbajtur më 6 maj, i vunë flakën qytetit francez, duke shkaktuar shumë trazira.

Ashtu siç bënë në Romë shtatë vjet më parë, po bëjnë edhe në Tiranë sot! Romanistët nuk e kishin harruar zemërimin e tyre ndaj qytetit, ku hodhën shishe duke dëmtuar shatërvanin e Barcaccia dhe kundër shkallëve të Trinità dei Monti, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s.

Kjo është shkelja më e rëndë për një ultras, që e konsideron veten mbrojtës ekstrem i qytetit të cilit i përket. Mbrëmjen e së martës, në rastin më të parë, ata u përgjigjën duke u përfshirë në konfrontim në kryeqytetin shqiptar, e madje 80 ultras të Romës u kthyen pas në Itali, për të shmangur trazira të tjera


Shtuar 25.05.2022 18:53