Rusia bisedime atomike me Korenë e Veriut?
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se po shihet mundësia që Rusia të bashkëpunojë me Korenë e Veriut sa i përket programit atomik.

Të tilla deklarata, Lavrov i bëri në Moskë, gjatë një takimi që ka patur me ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Ri Su Yong.

Lavrov theksoi se për bisedimet mund të duhet një kohë e caktuar, pasi nuk mund të kryhen menjëherë.

Koreja Veriore, Koreja Jugore, Japonia, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara , i kanë filluar bisedimet në vitin 2003, në të cilat synohej lirimi i gadishullit korean nga armatimi atomik.

Por, në vitin 2009, Pheniani u tërhoq nga këto bisedime dhe paralajmëroi se nuk i respekton përkushtimet e vitit 2005, për tërheqjen nga programi bërthamor./albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori