Rusia arreston kryepeshkopin ukrainas
Zyrtarët rusë të sigurisë e kanë arrestuar kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Ukrainës në Gadishullin e Krimesë, i cili është pushtuar nga Rusia në vitin 2014.

Kryepeshkopi Klyment u arrestua në një stacion të autobusëve në Simferopol, i cili është kryeqytet i Krimesë. Përfaqësuesit e Kishës kanë thënë se ai është dërguar në stacionin rajonal të policisë në Kiev.

Klyment e ka konfirmuar vetë arrestimin e tij pëmes një bisede telefonike me agjencinë e lajmeve “AFP”. Ai ka thënë se është duke folur nga stacioni policor në Simferopol. Klyment shtoi se policia nuk ia ka treguar arsyen e arrestimit.

Arrestimi i tij erdhi disa javë pasi Kisha Ortodokse e Ukrainës u pavarësua zyrtarisht nga Kisha Ortodokse e Rusisë pas më shumë se 330 vjetëve të qëndrimit nën kontrollin e saj.


Shtuar më 03/03/2019, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori