Rusia akuzon Izraelin, del videoja e rrëzimit të avionit rus në Siri (VIDEO)


Pëlqej
Një avion spiun rus Il-20 me 14 persona në bord u zhduk nga radarët gjatë mbrëmjes së djeshme duke patrulluar mbi Mesdhe. Më pas u konfirmua se avioni kishte rënë në një zonë bregdetare në afërsi të Latakias.

Për aksidentin në fjalë, Rusia akuzoi direkt Izraelin pasi sipas autoriteteve ruse, katër avionë izraelitë ishin nisur për të sulmuar Sirinë me raketa duke u fshehur pikërisht pas avionit spiun rus, transmeton Albeu.com.

Në momentin kur sistemet anti-ajrore siriane i janë përgjigjur kërcënimit nga Izraeli, ato kanë ngatërruar avionin rus me ata izraelitë duke e rrëzuar kështu avionin rus.

Nga ana tjetër, Izraeli nuk ka komentuar ende mbi ngjarjen e ndodhur, e cila pritet të nxehë edhe më tepër situatën në Siri. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2018, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori