Rusi, shkon ne 30 numri i te vdekurve ne miniere
Albeu.com
Shtohet bilanci i viktimave si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një minierë ruse të qymyrit. Të paktën 30 persona besohet se kanë humbur jetë, bëjnë të ditur brimet zyrtare, sipas së cilave 60 minatorë të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën galeritë nëntokësore.
Ngjarja ndodhi në rajonin e Siberisë. Pas shpërthimit të gazit metan në një minierë qymyri të madhe ruse në Kemerovo, numri i të vdekurve nga 12 ka arritur në 30. Përpjekjet për nxjerrjen nga thellësia prej 500 metrash të 77 minatorëve, ndër ta edhe 19 specialistë të forcave të shpëtimit, u desh të ndërpriteshin për shkak të tymit të dendur të krijuar nga shpërthimi dhe për pasojë të fushëpamjes së kufizuar. Më pas, nga një shpërthim i dytë, sipas të dhënave të kompanisë, u shkatërrua boshti kryesor i ventilimit në minierën Respadskaja. Ministria ruse për situatat e emergjences saktëson se operacionet e shpëtimit u pezulluanr të dielën, por puna rinisi sërish. Në galeritë nëntokësore, në momentin e shpërthimit, ndodheshin 359 persona. Miniera, sipas agjencisë ruse Interfax, i përket një prej prodhuesve më të mëdhenj të qymyrit në federatën ruse. Nga kjo minierë nxirren rreth 80 milion ton qymyr çdo vit, e pjesa më e madhe eksportohet në Ukrainë dhe në vende të tjera europiane. Aksidentet minierare, janë të shpeshta në Rusi, për shkak të infrastrukturës së vjetëruar dhe mungesës së elementëve të sigurisë.
Shtuar më 10/05/2010, ora 13:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori