Së paku 15 minatorë kanë vdekur të shtunën pas shembjes së një dige në një minierë ari në pjesën jugore të Rusisë.
Reshjet e
mëdha të shiut e dobësuan digën dhe ndikuan që ajo të shembej duke shkaktuar
vërshimin e disa vendstrehimeve të
përkohshme të minatorëve. Tragjedia
ndodhi rreth 160 kilometra në jug të qytetit Krasnoyarsk.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër për marrjen e të gjitha masave për ta identifikuar shkaktarin e fatkeqësisë dhe për ta parandaluar ndonjë efekt në zonat e banuara.
Rusia është njëra ndër prodhueset më të
mëdha të arit në botë. Sipas një liste, ky shtet e zë vendin e tretë në botë për prodhimin e metalit të çmuar me rreth 280 tonë ar në vit.
Ministria e Emërgjencave tha se
shembja e digës
ndodhi në orën gjashtë të mëngjesit sipas kohës lokale në fshatin Schetinkino, rreth 260 kilometra në jug të qytetit Krasnoyarsk.
Në njoftim thuhet se pranë kësaj dige ishin duke punuar 270 punëtorë, ndërsa
shembja e saj e ka shkaktuar
vërshimin e dy vendbanimeve të
përkohshme, shkruan "Reuters".
Shtuar më 19/10/2019,
ora 16:17