Rusi, sërish arrestime në radhët e protestuesve
Të paktën 55 protestues anti-qeveritarë janë arrestuar në hyrje të Sheshit të Kuq në Moskë gjatë protestave të së dielës. Aktivistët opozitarë iu kanë kërkuar mbështetësve që të ecin të dielën në shesh, duke mbajtur shirita të bardhë, që tashmë janë bërë simbol i protestave kundër kryeministrit Vladimir Putin.

Të kapur për dore duke formuar një rreth ata brohorisnin “Ky është qyteti ynë”, “Rusia do të jetë e lirë” dhe “Rusia pa Putinin”. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori