Rusi përpiqet të prishë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në
Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ambasadori rus, Aleksander Lukashevich, ka thënë se Kosova është bërë nje vatër e paqëndrueshmërisë në rajon dhe një burim potencial i një konflikti.

Sipas Lukashevich, autoritetet kosovare po dëshirojnë që hapur të krijojnë një krizë të re e cila do të mund të dërgojë në një luftë të re.

Këto deklarime Lukashevich i ka bërë teksa është diskutuar çështja e krijimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet vatë e paqëndrueshmërisë, një burim konflikti potencial. Administrata e Kosovës haptazi synon që të krijojë një krizë të re që mund të çojë në një luft të re”, ka thënë ambasadori rus.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë humbur kontrollin mbi Republikën e Kosovës.


Shtuar më 01/02/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori