Rusi, edhe Moska dëbon 23 diplomatë britanikë
Pëlqej
Edhe Moska do të dëbojë 23 diplomatë britanikë, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse, rrjedhim i marrëdhënieve të përshkallëzuara mes dy vendeve për shkak të sulmit me agjentë nervorë ndaj një ish-agjenti të dyfishtë dhe vajzës së tij.

Më 14 mars Britania e Madhe njoftoi dëbimin e 23 diplomatëve rusë, të dyshuar për pjesëmarrje në veprimtari spiunazhi, si edhe refuzoi një ftesë për vizitë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

”Këto masa janë një kundërpërgjigje e plotë dhe e fortë ndaj helmimit me anë të një toksine, të një agjenti, i dyshuar si i dyfishtë, dhe i vajzës së tij në Britaninë e Madhe, si edhe i refuzimit rus për të marrë dhënë llogari për praninë e kësaj toksine”, deklaroi May në parlamentin britanik.

Britania e Madhe nuk do të dërgojë asnjë zyrtar të lartë apo anëtar të familjes mbretërore në Kupën e Botës në Futboll, që do të zhvillohet në Rusi”, theksoi ajo.

Edhe Komisioni Europian është solidarizuar me Londrën për helmimin e ish-agjentit rus në Britani të Madhe. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori