Makina futet përmes turmës në një paradë Krishtlindjesh, vret 5 persona dhe plagos mbi 40 të tjerë (VIDEO)

5 persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë lënduar pasi një makinë u përplas në një paranë në Wisconsin, tha policia.

Pamjet e postuara në rrjete sociale tregojnë një automjet sportiv të kuq (SUV) duke kaluar përmes një parade Krishtlindjesh në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee, rreth orës 16:40 me kohën lokale (22:40 GMT).

Shefi i policisë Dan Thompson tha se mjeti goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë. Ai konfirmoi se 4 kishin vdekur, por tha se kush apo detaje të tjera, derisa të njoftoheshin familjet e tyre.

Incidenti nuk duket të jetë një akt terrorist në këtë moment, thanë zyrtarët, ndërsa hetimet kanë nisur./albeu.com


Shtuar 22.11.2021 07:30