Rusia dërgon luftanije në Siri, perëndimorët monitorojnë lëvizjet
Marina ruse ka vendosur të shtojë prezencën ushtarake në brigjet e Lindjes së Mesme duke dërguar një tjetër luftanije e cila është në rrugën e saj drejt Sirisë.

Mjetet lundruese u nisën nga porti i Severomorkut dhe u drejtuan për në Detin e Veriut, duke kaluar në kanalin anglez.

Edhe një herë tjetre marina britanike është kujdesur që të vëzhgojë në mënyrë të kujdesshme itinerarin e rusëve duke dërguar menjëherë dy luftanije.

Sekretari i Mbrojtjes për Britaninë, Michael Fallon, u shpreh se luftanijet ruse ishin duke lundruar në ujëra ndërkombëtarë, por gjithsesi shtoi se marina britanike duhet të bënte detyrën dhe të qëndronte e gatshme për çdo lloj skenari.

Sipas tij luftanija ruse nuk ka shkaktuar asnjë problem gjatë kalimit.
Rusia po dërgon një sasi të konsiderueshme mjetesh ujore ushtarake në brigjet siriane, përfshirë aeroplan mbajtësen Admiral Kuznetsov, e cila mund të mbajë deri në 50 mjete ajrore.

Luftanija ruse do të duhet të kalojë përmes detit Mesdhe përpara se të vendoset në brigjet siriane. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2016, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori