Rusi, 4 te vdekur nga shperthimi ne Stavropol
Albeu.com
Të paktën 4 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur të mërkurën, kur një bombë shpërtheu jashtë një teatri në qytetin jugor rus të Stavropolit. Zyrtarë në vend njoftuan se ngjarja ka ndodhur vetëm pak para se të fillonte një shfaqje çeçene me valle.
Policia është duke hetuar nëse shpërthimi është një sulm terrorist, tha kreu i departamentit të emergjencave, për agjensinë e lajmeve Interfax. Rajoni etnik rus i Stavropolit kufizohet nga republikat myslymane të Kaukazit të Veriut , dhe është goditur nga sulmet islamiste edhe në të kaluarën, por jo gjatë viteve të fundit. rebelët islamikë janë zotuar gjatë muajve të fundit se do të zgjerojnë fushatën e tyre të të shtënave dhe shpërthimeve në qytetet ruse.
Shtuar më 27/05/2010, ora 10:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori