Të paktën 17 punëtorë emigrantë kanë humbur jetën nga
zjarri i shpërthyer në një treg të mbuluar në jug të Moskës.
Zjarri i rënë gjatë natës në një kapanon është përhapur me shpejtësi në një godinë dykatëshe të përdorur si vendstrehim per emigrantët.
Sipas autoriteteve viktimat ishin emigrantë ilegalë nga Taxhikistani. Hetuesit bënë të
ditur se
personat që
flinin në ndërtesë nuk kishin dalje direkte në rrugë e per këtë e kanë pasur të vështirë të shpëtojnë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012,
ora 14:22