Rusi, 12 të vrarë në dy shpërthime
Të paktën 12 persona mbetën të vrarë në dy shpërthime të ndodhura në periferi të Makhaçkalës, kryeqyteti i krahinës së trazuar ruse të Dagestanit.

Sipas burimeve mjekësore, janë të shumtë edhe njerëzit e plagosur ndërsa mediat ruse raportojnë se goditja e parë ndodhi kur një makine iu kërkua të ndalonte për të verifikuar dokumentat e shoferit. Gjatë kontrollit, mjeti shpërtheu. 20 minuta më pas, një shpërthim i dytë, i një kamioni të mbushur me eksplozivë, shkaktoi viktima të reja. /albeu.com/

Shtuar më 04/05/2012, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori