Rusët tallen me Obamën (FOTO VIDEO)
Pëlqej
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama të hënën mbushi 53-vjeç.

Në këtë përvjetor të tij, urime erdhën nga e gjithë bota.
Mirëpo, në këtë ditëlindje nga Rusia nuk i kanë ardhur aq urime të mira.

Në Moskë, disa persona kanë përdorur lazer për të formuar fytyrën e Obamës mbi muret e ambasadës amerikane.

Siç shihetfoto, demonstruesit kanë krijuar imazhe raciste kundër Obamës, pasi që në foto shihet kreu i Shtëpisë së Bardhë me kapele në kokë dhe me banane në gojë.

Po ashtu, grafite tallëse për Obamën janë ekspozuar edhe nëpër rrugët e kryqytetit rus. /albeu.com/


Rusët tallen me Obamën

Shtuar më 07/08/2014, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori