Mijëra
njerëz dolën të
martën në
rrugët e Moskës dhe të Shën Petersburgut për të protestuar
kundër përpjekjeve të qeverisë për të kufizuar lirinë në internet, ndërsa mbi 100,000 rusë të tjerë morën pjesë në paradën tradicionale të Një
Majit.
Federata e Sindikatave të Moskës tha se rreth 120,000
njerëz marshuan nga Sheshi i Kuq në
rrugët kryesore të kryeqytetit, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Parada e Ditës së
Majit është bërë një shfaqje e orkestruar e pushtetit nga autoritetet ruse, në vitet e fundit, dhe nga demonstruesit që refuzojnë të kritikojnë qeverinë.
Por, qytetarët protestuan të
martën edhe
kundër ndalesës që i ka vënë qeveria aplikacionit popullor të mesazheve Telegram, përcjell REL.
Protesta u organizua nga Partia Liberale e Rusisë, e cila tha se bllokimi i Telegramit është "turp kombëtar".
Shtuar më 01/05/2018,
ora 21:23