Rusët dështojnë në hapësirë, raketa u prishet në ajër (VIDEO)
Pëlqej
Raketa ruse Soyuz me dy austronatë në bord pësoi një defekt teksa nisej nga Kazakistani. “Një prej mekanizmave të raketes u fik gjatë etapës së dytë të nisjes” bënë të ditur burimet për mediat e huaja.

“Ekuipazhi është gjallë dhe po kryen një ulje emergjente. Dy njerëzit në bord ishin kozmonauti Alexey Ovchinin dhe Nick Hague i NASA-s. Vendi i tretë për pasagjerët ishte rezervuar për ngarkesat.

Ekipet e shpëtimit janë nisur drejt vendit ku pritet të ulet kapsula e raketës që sipas të dhënave do të jetë ne Kazakistan nga ku u bë nisja.

“Po punohet me partnerët rusë për të marrë më shumë informacione rreth çështjes,” shkruan NASA në Twitter.
Shtuar më 11/10/2018, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori