Rumunët nuk ndalen, kalojnë natën e 20-të në sheshin e protestës (FOTO LAJM)

Mijëra rumunë kanë kaluar mbrëmë natën e 20-të duke protestuar kundër qeverisë edhe pse moti nuk ka qenë aspak në fovorin e tyre.

Protestat fillimisht kanë nisur kundër një dekreti të qeverisë, i cili sipas kritikëve, do të dobësonte ligjet anti-korrupsion.

Qeveria shfuqizoi dekretin më 5 shkurt, por shumë protestues kanë mbetur në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sorin Grindeanut, i cili ka marrë postin vetëm muajin e kaluar.

Pavarësisht protestave, Grindeanu refuzon të japë dorëheqjen, transmeton "Rel". /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2017, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori