Rumani, zhvillohen sot zgjedhjet e pergjithshme
Pëlqej
Albeu.com
Bukuresht -Kanë filluar sot në orën 07:00 me orën lokale, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Rumani. Kutitë e votimit do të mbyllen në orën 19:00 ndërsa rezultatet e para të pjesshme priten të hënën në mëngjes.Rreth 18 milionë persona janë ftuar të marrin pjesë në zgjedhje, të cilit do të zgjedhin midis socialdemokratëve të majtë (PSD) dhe liberaldemokratëve të djathtë (PDL).

Sondazhet e fundit tregojnë se të djathtët kryesojnë ndaj të majtëve me rreth tre për qind. PSD dhe PDL janë të dyja në opozitë, ndërkohë që Rumania drejtohet nga qeveria e pakicës nacionalliberale e Calin Tariceanut. Ditë më parë, presidenti i vendit u bëri thirrje rumunëve që të marrin pjesë në zgjedhje.(start)
Shtuar më 30/11/2008, ora 22:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori