Rumani, myslimania Sevil Shhaideh emërohet zëvendëskryeministre
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, pas emërimit të kryeministrit të vendit ka shpallur edhe anëtarët e kabinetit qeverisës.

Ai ka emëruar ekonomisten dhe politikanen myslimane, Sevil Shhaideh, në postin e zëvendëskryeministres.

Kujtojmë se presidenti Klaus Iohannis e refuzoi kandidaturën e Shhaideh për kryeministre të vendit.

Në rast se kandidatura e saj do të ishte pranuar nga presidenti i vendit, Sevil Shhaideh, do të ishte e para grua dhe myslimane që do të mbante postin e kryeministrit në historinë e Rumanisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori