Rrëzohet avioni me 44 pasagjerë në bord, vetëm 14 të mbijetuar
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Sudanin e Jugut.
Një avion me 44 pasagjerë në bord është rrëzuar.

Nga raportimet e para u bë e ditur se nuk ka të mbijetuar nga aksidenti, por pas konfirmimeve të mëtejshme është bërë e ditur se kanë shpëtuar 14 vetë.

“Personat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, është shprehur Ministri i Informacionit, Bona Gaudensio.

Avioni i “South Supreme Airline” u rrëzua në aeroportin Wau, rreth orës 15:00 me orën lokale.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në fotografitë e postuara në rrjete sociale mund të shihet avioni i përfshirë thuajse tërësisht nga flakët.

Një punonjës i ndihmës së shpejtë tha për “Reuters” se nuk ka viktima.
Aksidenti besohet të ketë ndodhur gjatë kohës së avioni po bënte uljen. /albeu.com/


Shtuar më 20/03/2017, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Zjarrfikesi pas fikjes se zjarrit ne katin e nendheshem te Bibliotekes Kombetare

Zjarrfikesi pas fikjes se zjarrit ne katin e nendheshem te Bibliotekes Kombetare