A ishte lufta për kapjen e galerive të kromit në Bulqizë që “i hëngri kokën” Iljaz Çalit dje?

Pas vrasjes së mbrëmjes së djeshme të të riut Iljaz Çali në autostradën Tiranë-Durrës, janë zbardhur edhe disa prej detajeve të para rreth shkaqeve të ngjarjes.

Pas hetimeve të policisë, një nga nga pistat e hetimit është dhe konfliktet e lindura nga tregtia e Kromit në Bulqizë.

Mësohet se Iljaz Çali ka qenë miku i ngushtë i biznesmenit të kromit në Bulqizë, Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë. Nika i dyshuar si autor i disa vrasjeve për kromin e Bulqizës dhe plagosje, por asnjëherë i dënuar për to, 35-vjeçari u qëllua me 30 plumba automatiku bashkë me mikun e tij, Fabio Xhunga, 33 vjeç.

Viktima e mbrëmshme, Iljaz Çali ishte besimtar madje për shkak të besimit që përfaqësonte në shtëpine e tij në zonën e Rinasit kishte ndërtuar dhe një Xhami të vogël. Sipas policisë vrasja e Çalit lidhet vetëm me vijueshmërinë e atentateve të njëpasnjëshme në luftën për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës./albeu.com/