Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në Shën Petersburg
Pëlqej
Autoritetet ruse kanë bërë me dije se një grua, e cila ishte plagosur në shpërthimin e 3 prillit në metronë e Shën Petersburgut, ka ndërruar jetë duke e çuar në 16 numrin e viktimave.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësguvernatorja e Shën Petersburgut, Anna Mityanina.

Autoritetet ruse kanë arrestuar 10 persona me origjinë nga Azia Qendrore, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në shpërthimin në metro.

Dje, shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë, Aleksandr Bortnikov ka thënë se zyrtarët e dinë se kush e ka urdhëruar sulmin.

Ndërkohë, të arrestuarit kanë mohuar se kanë qenë të përfshirë në organizimin e shpërthimit, ndërkaq, asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori