Rrëfehet Xavi: E dua Bernardon si lojtar! Guardiola: Bernardos i pëlqen Barca

Pep Guardiola ka dhënë disa komente lidhur me lojtarin Bernardo Silva dhe lidhjet e lojtarit me Barcelonën.

Kjo pasi Xavi Hernandez shprehu haptazi pëlqimin për lojtarin.

Trajneri i Manchester City ka thënë se mesfushori portugez ka një simpati për skuadrën e Barcelonës, derisa Xavi tha se e do portugezin si lojtar.

Këto komente vijnë pas shumë spekulimeve se Bernardo mund t’i bashkohet Barcës. Por, një opsion i tillë duket se tashmë është mbyllur, ndonëse pëlqimi është akoma aty.

“Unë e dua Bernardon si lojtar. Ai kupton gjithçka dhe ka aftësi të jashtëzakonshme për të marrë vendime. Është lojtar i rëndësishëm për Pep dhe ai bën diferencën në fushë”, ka thënë Xavi.

Komenteve për portugezin iu bashkua edhe Pep Guardiola.

“Ne e duam Bernardon me ne, por unë nuk dua që dikush të mos jetë i lumtur. Gjëja e parë do të duhej të ishte një marrëveshje mes dy klubeve”, ka thënë Guardiola.

“Është e vërtetë që Bernardos i pëlqen Barcelona”, shtoi trajneri i City.

Ditë më parë, shefi ekzekutiv i Man City, Soriano kishte hedhur poshtë mundësinë që Bernardo të largohej nga City në fund të afatit kalimtar.


Shtuar 25.08.2022 11:06