I thuri lavde Ramës, ndjekësit “kryqëzojnë” Arjola Demirin: Edhe komuniste, edhe tropojane… (FOTO LAJM)

Aktorja Arjola Demiri ka qenë e pranishme në iftarin e shtruar nga kryeministri Edi Rama për besimtarët myslimanë, me rastin e muajit të Ramazanit. Në Instagramin e Arjolës nuk mungoi një foto me Ramën ku e quajti edhe më të mirin.

“Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mirë”, shkruan Arjola krahas fotos me kryeministrin.

Por duket se ndjekësit do t’ja kujtojnë gjatë këtë deklaratë aktores dhe nuk mungojnë komentet në Instagramin e saj.

“Tropojane dhe komuniste, të dya bashkë nuk shkojnë vallah veç shnosh”, i shkruan një ndjekës.
Kujtojmë se Arjola Demiri ka shprehur shpesh më herët ambicien për të qenë pjesë e PS.

Ish banorja e BBV gjithashtu ka shprehur ambicie për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste./albeu.com/