Rritet ne 102 numri i viktimave nga sulmi kamikaz ne Pakistan
Albeu.com
Ka arritur në 102 numri i viktimave që pësuan nga sulmi i së premtes në një rajon fisnor të Pakistanit. Dhjetëra persona konsiderohen ende të zhdukur.Sulmuesi shpërtheu eksplozivët e tij para zyrës së administratorit të lartë të fshatit Yaka Ghund në provincën Mohmand.
Militantët talibanë dhe ata të Al-Kaidës besohet të fshihen në këtë rajon. Ushtria pakistaneze ka kryer një numër operacionesh kundër kryengritësve në Mohmand, por nuk ka qenë në gjendje të pastrojë zonën.
Shtuar më 10/07/2010, ora 13:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori