Rritet çmimi i naftës në tregun botëror, sa do të ndikojë në Shqipëri ?
Pëlqej
Çmimet e naftës janë ngritur në nivelin më të lartë, në dy vjet pasi princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dha urdhër për arrestimin e dhjetëra zyrtarëve në luftën kundër korrupsionit.

Rafineritë e naftës janë rritur me 1.2 përqind, njofton Blumberg.

Në fillim të ditës së sotme një komitet anti-korrupsion i sapoformuar arrestoi 49 vetë, duke përfshirë 11 princa, katër ministra dhe dhjetëra ish ministra.

Ndër të burgosurit në hotelet me pesë yje në kryeqytetin Riyad, është princi miliarder Al-Waleed bin Talal- i cili është një nga njerëzit më të pasur në botë dhe zotëron hotel në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.
Shtuar më 06/11/2017, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori